Gruardia Di Finanza sekuestroi sot një skaf që dyshohet se vinte nga Shqipëria, brenda të cilit kishte 900 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se mjeti i lundrimit u kap në Bari, ndërkohë që në pranga ranë dy skafistët. Guardia di Finanza teksa patrullonte vazhdimisht në Adriatik, kanë pikasur pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje.
Pas kapjes, në mjet u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa vlera e saj ishte mbi 8 milionë euro. Kontrabandistët, dy shqiptarë 39 dhe 52 vjeç, ndonëse tentuan të arratiseshin, u kapën pak çaste më vonë në një banesë.
ma.me