Në fokus te emisioni Java në oren 18:30 në RTSH per diten e sotme me analistët Artan Hoxha, Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli është protësta ë 27 janarit e paralajmëruar nga opozita. Ne emision do te shtrohen pyetjet pse pikërisht tani kjo protestë e opozitës së bashkuar? Cfarë masash janë marrë nga policia për parandalimin e incidenteve të dhunshme? Të ftuara në panel për të hedhur dritë mbi atë që pritet te ndodhë në protestën e 27 Janarit: D̢eputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.
Në pjesën e dytë do të diskutohet mbi zhvarrimet e ushatarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore në Grykën e Këlcyrës. Pas 70 vitesh Greqia më në fund e bind Shqipërinë për të nisur operacionin e përbashkët të gjetjes së të rënëve të ushtrisë greke në vitet 1940-1941. Pse nisja e këtij proçesi ka krijuar një reagim të madh nga opinioni publik?
Në pjesën e tretë do të flitet për krimet e pasionit, duke marrë shkak nga vrasja e dy të rinjve nga Fieri një javë më parë. Pse ndodhin krime të tilla? Si reagon shoqëria ndaj ngjarjeve të tilla? Dhe pse policia e ka të vështirë të parandalojë këto lloj vrasjesh?
ma.me