Ekstradimi i papritur në Itali i të vetmit të arrestuar nga dosja “Habilaj” në Shqipëri ka vënë në lëvizje prokurorinë.
Prokuroria e Tiranës dhe ajo për Krime të Rënda kanë nisur verivikimin e procedurës të ekstradimit në Itali të Nezar Seitit, i konsideruar nga autoritetet italiane si financuesi i bandës së drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj.
Ndaj tij kishte masë sigurie nga gjykata shqiptare “arrest me burg” pa afat në kuadër të hetimeve të nisur në Shqipëri për trafikun e drogës, hetim në të cilin është i përfshirë edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Seiti u ekstradua dje në Itali pas një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Etilda Gjonaj.Nezar Seiri u dërgua në Romë për llogari të autoriteteve italiane që janë duke hetuar atje bandën e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali si kreu i bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Policia e Shtetit tha një dje se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë. Ky është një rast i paprecedente, kur një person nën hetim dhe me masë sigurimi arrest me burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradohet për llogari të autoriteteve të huaja./a.m.