Arabia Saudite është një vend mjaft fanatik sa i takon zbatimit të ritualeve fetare të islamit. Shpesh herë kemi parë lajme për ndëshkime mjaft të ashpra, apo privimin e një sërë lirish qytetarët e këtij vendi bazuar në përcaktimet e ligjeve fetare.
Por, sportdashësit janë bërë dëshmitarë të një gjesti që është vlerësuar mjaft në këtë vend fanatik. Një arbitër ka ndërprerë ndeshjen teksa ishte momenti i lutjes. Bëhet fjalë për ish-arbitrin e Premier League Mark Clattenburg i cili ishte caktuar për ndeshjen finale të Kupës në Arabinë Saudite mes Al Feiha dhe Al Fateh.
Nga xhamia aty pranë dëgjohej nga altoparlantët lutja dhe arbitri ndërpreu ndeshjen për 5 minuta.
Mund të ndiqni videon duke klikuar KETU.
http://www.tuttosport.com/video/calcio/social-now/2018/01/25-37444481/e_il_momento_della_preghiera_partita_sospesa/?cookieAccept