Një 61-vjeçar nga Tirana është gjetur i vdekur në automjetin e tij. Shtetasi me inicialet H.M shërbente si rojë në një objekt privat.
Ai dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia pasi brenda mjetit u gjet një mangall me prush sipas policisë.
“Më datë 24.01.2018, në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat, në mjetin tip “Volksvagen” është gjetur i vdekur shtetasi H.M, (roje objekti privat) vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale”, raporton policia./a.m.