Ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook ka postuar një lajm të pavërtetë, për fshehjen e një ngjarje nga Policia e Shtetit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Bëhet fjalë për vetëplagosjen e një efektivi të policisë. Në postimin e tij Berisha shkruan:
“Ne Gjirokaster nje polic vret veten!
Narkopolicia fsheh aktin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mbr doktor, nje polic ne gjirokaster ka vrare veten me arme, sapo e sollen”
Por lajmi në të vërtetë përkundrazi, nuk është mbajtur i fshehtë nga policia, pasi edhe mediat e kanë publikuar atë vetëm pak minuta pasi ngjarja kishte ndodhur.
Madje vetë Policia e Shtetit ka shpërndarë edhe një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, të cilit mediat i janë referuar./a.m.