E ftuar në “360 grade” te Artur Zhejit, ne Ora News Monika Kryemadhi ka treguar për herë të parë mënyrën se si ajo u vendos në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi deklaroi se nuk kishte dashur te bëhej kryetare e LSI-se por
“Unë nuk doja të bëhesha kryetare e LSI. Të jem e sinqertë. Kam shumë vite që kontribuoj në politikë. I kam kushtuar më shumë fëmijëve të mi se sa Ilir Meta. Kur vijmë në momentin e marrjes së LSI është një kërkesë që ma ka bërë zoti Petrit Vasili. Më tha, Monika të lutem shumë. Nuk e di pse, ndoshta për çështje organizative, çështje besimi, duhet pyetur ai.
Një nga arsyet që e kam pranuar është se u kam thënë: Ju lutem shumë të mos më ndërhyni sa i takon qëndrimeve tona politike. Sigurisht që do të konsultohemi e bashkëpunojmë por nuk do dëshiroja që zoti Meta do ndërhynte.
Sepse e di shumë mirë që në momentin që Ilir Meta do të ndërhynte në vendimmarrjet tona, apo në deklaratat e mia, unë nuk do të isha më vetvetja.
Kjo ka qenë një marrëveshje shumë e mirë midis meje, Petrit Vasilit dhe Ilir Metës.
Akoma tek PD po ndihen pasojat e largimit të Sali Berishës. Edhe LSI do t’i duhet kohë për të arritur atë organizim dhe frymëzim që ngjallte Ilir Meta. Këto janë sfidat që unë dhe zoti Basha i kemi përballë. Ashtu siç iu desh shumë kohë socialistëve të pranojnë zotin Rama.
Kryemadhi erdhi në krye të saj pas zgjedhjeve te qeshorit 2017 dhe kalimit të LSI në opozitë. Pasi Meta u emerua president, LSI u drejtua nga Petrit Vasili.