Avokati i gjyqtarit të akuzuar për korrupsion Shkëlqim Miri ka paraqitur këtë të martë rekursin në Gjykatën e Lartë për lirimin e këtij të fundit me argumentin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli.
Prej disa javësh, avokati mbrojtës Ardian Vishaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak. Vishaj në argumentet e tij sqaron se prej dy muajsh është kërkuar ndryshimi i masës por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim.
Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestuar vitin e kaluar, në muajin nëntor, nën akuzën e korrupsionit. Në kontrollin që policia ushtroi në banesën e tij u gjetën rreth 34 milionë lekë të cilat i ishin marrë një personi që kërkonte zbutjen e masës për të afërmin e tij. Vetë gjyqtari nuk e ka pranuar akuzën duke deklaruar se paratë ishin të tijat pasi i duheshin për kurimin e një sëmundje të rëndë tumorale që Miri ka në kokë. Pavarësisht pretendimeve për sëmundjen e tumorit dhe ato të parave, si shkalla e parë ashtu edhe ajo e Apelit e kanë lënë në burg gjyqtarin./a.m.