Arta Marku ka takuar pak më parë kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ku u shpreh se mbështet tërësisht Insitucionin që ai drejton.
Prokurorja e Përkohshme ka thënë se mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit, duke kërkuar që të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.
Kryeprokurorja Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin, ku ka ritheksuar mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.
Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.
a.ç