• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

EKONOMI/ Apeli i BB: Menaxhoni më mirë shpenzimet publike!

by Java News
22/01/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantuan sot Raportin mbi Vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare për Shqipërinë (PEFA). Raporti prezanton një diagnostikim të përditësuar të situatës së menaxhimit financiar publik në nivel kombëtar (MFP). Vlerësimi paraqet një përshkrim të ndryshimeve që kanë ndodhur prej vlerësimit të mëparshëm në vitin 2011. Studimi është financuar nga BE. Në aktivitet morën pjesë Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, Kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin Europian, në Shqipëri, Mario Mariani, ekspertë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, INSTAT-i, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Agjencitë e prokurimeve, ministritë e linjës, partnerë për zhvillim, shoqata të biznesit dhe shoqërisë civile.
Studimi mbështet strategjinë e reformave të menaxhimit financiar publik dhe kërkon të ndërtojë një platformë të përbashkët të gjendjes aktuale dhe fushave që kanë nevojë për përmirësim. Ky është vlerësimi i tretë PEFA për Shqipërinë në nivel kombëtar. I kryer me kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e qeverisë, ky vlerësim përfaqëson një proces të gjerë që u udhëhoq nga ekipi i ekspertëve të Bankës Botërore. Vlerësimi kishte si objektiv të mbështeste, gjithashtu përditësimin e Strategjise ekzistuese të Reformës për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020, si dhe të ofronte gjetje për rishikimin afatmesëm të strategjisë dhe një sistem matës së performancës së këtyre reformave në vend.
Raporti vëren se në përgjithësi Shqipëria ka shënuar progres në disa drejtime si besueshmëria e buxhetit, elementë të transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet. Raporti po ashtu identifikon fushat kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje dhe që përfshijnë monitorimi i njësive jobuxhetore, menaxhimi i investimeve publike, lidhja më e mirë midis strategjive sektoriale dhe buxhetit, monitorimi sistematik i detyrimeve, përmbushja e gjetjeve të auditit të jashtëm si dhe një rol më i fuqishëm i Parlamentit si institucioni kryesor i llogaridhënies.
“Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët, tha Maryam Salim, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
Për të ardhmen, Banka Botërore shpreh mbështetjen e vazhdueshme në lidhje me sistemet e menaxhimit financiar publik. Banka është e gatshme t‘í ofrojë asistencë Qeverisë për përditësmin e strategjisë së MFP.

ma.me

Next Post
Pse po e sulmojnë Arta Markun, “pashallarët e komanduar” të Llallës

Kryeprokurorja Marku takim me kreun e Krimeve të Rënda: Vijoni hetimet e nisura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

December 20, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

A rrëzohet Rama me dhunë?

December 20, 2025
Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

December 20, 2025
Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

December 20, 2025
760 mln euro investime të huaja në vend! Banka e Shqipërisë: Pronat, sektori më tërheqës për investitorët

Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Lapaj mesazh Ramës: Për çdo nismë kundër meje, je në konflikt me familjen time

December 20, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

December 20, 2025
Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In