Sipas të përditshmes spanjolle La Vanguardia, bëhet fjalë për vite në të cilat këngëtarja jetonte në Spanjë ku sidoqoftë nuk kishte ende rezidencë zyrtare. Sipas inspektorëve të tatimeve, edhe në atë periudhë, Shakira kishte qëndruar në Barcelonë për më shumë se 183 ditë në vit, e si pasojë kishte detyrimin të paguante taksa në vend.
Ata që punojnë me Shakirën, flasin për një ndryshim kriteresh vlerësimi dhe jo për mashtrim me taksat. “Është përdorur një teknikë e ndryshme”, thonë avokatët. Fitimet e yllit vijnë kryesisht nga koncerte të mbajtura jashtë vendit, por tatimet spanjolle pretendojnë se taksat për atë periudhë Shakira duhet t’ia paguante Madridit.
Sipas revistës Formes, nga 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle; bashkëshorti i Shakirës, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanë duke votuar në referendumin e shpallur të paligjshëm.
Tani, sidoqoftë, çështja ka mbërritur në Prokurori. Akuza mundet gjithsesi t’i kushtojë shtrenjtë këngëtares kolumbiane që rrezikon, përveç një gjobe të kripur, edhe dy vite burg. Me superstarin amerikano jugore zgjatet kështu akoma më shumë lista e personave të famshëm të mbërthyer në rrjetën e inspektorëve spanjollë të taksave. Në të shkuarën, kanë dalë edhe emrat e Messit, Ronaldos, Murinjos, etj.