Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri ndodhen në interpelancë me naftëtarët e Ballshit.
“Të garantohen detyrimet e punonjësve dhe pagat e prapambetetura. Impelentimi i statutist të naftëtarit. Mallakastra ëstë zhytur në krizë, 39% e punonjësve janë me kredi nëpër banka. Shpresën dhe besën e kemi tek ju… Ta kthejmë në jetë industrinë e përpunimit të naftës. Mallakastra e ka të vetmin aset që i jep jetë ekonomisë së kësaj krahine ndërhyni. Rafineria është e vetmja mundësi financiare për të mbajtur familjet tona. A i mbaheni premtimit se do i japim lekët e prapambetura?, deklaruan naftëtarët.
Rama deklaroi se privatizimi i ARMO ishte kriminal.
“Së pari; për tu kthyer pak në kohë, privatizimi i ARMO-s ishte kriminal. Ne e kemi ngritur këtë çështje. Spo i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë. Çka ne morëm ishte një i ‘vdekur’ që duhej ringjallur. Pronari i AMOS është banka dhe jo shteti. Dhe as ai që e privatizoi, që se dimë as ku është. Ajo çka kemi bërë, nga njëra anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerën që ka ai aset, ka qenë që të bëjmë çmos për të nxitur investimet e investitorëve. Aty problemet e sigurisë janë serioze, duhet patjetër që të investohet në siguri. Unë jam plotësisht me ju, pra qendrat shëndetësore, nënstacionet elektrike, uji, është e pakuptueshme se si u futën në atë privatizim kriminal dhe sot janë pjesë e problemit.”, tha Rama”, deklaroi Rama
Kryeministri Rama premtoi se shumë shpejt besonte se do të shkonte në Ballsh për ta rivënë rafinerinë në punë, por tha se kishte arsye pse naftëtarët duhej të udhëtonin në këmbë nga Fieri në Tiranë në shenjë proteste kur qeverinë e kanë në dispozicion.
“Jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt unë do të vij atje në Ballsh, për ta rivënë në punë rafinerinë, për këtë po punojmë. Ju jeni në të drejtën tuaj të mos më besoni, jua thashë… kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjendje dëshpërimi dhe ju merrni edhe rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion…”, tha Rama.
Por një nga naftëtarët u përgjigj duke thënë se kishin disa muaj pa bukë. “Kemi sa muaj pa bukë ore. Jemi pa punë dhe pa bukë, prandaj e marrim rrugën në këmbë.”
Kryeministri Rama u zotua se i mban të gjithë premtimet e dhënat, dhe se statusi i naftëtarit tashmë ishte gati, por në krahun tjetër tha se një hetim i plotë për privatizimin e dështuar të ARMO-s ishte më se i nevojshëm.
Rama reagoi duke thënë: “ Të lutem, ka rregulla, mos më bëj Flamur Nokën këtu tani, se krijohet problem pastaj…shaka, shaka… ju falënderoj, shumë shpejt do të kontaktojmë prapë, ndërkohë që keni kontakt të vazhdueshëm me ministrin e energjisë.”
Ministri Gjiknuri bën me faj qeverinë e Berishës.
“Problemet kanë fillesën tek privatizimi i nisur keq dhe që kur morëm qeverinë në 2013 ajo kishte dështuar. Uzina nuk është menaxhuar siç duhet, por menaxhimi është privat. Është çështje tjetër nëse ia vlen shtetëzimi Ministria e gatshme për një zgjidhje përfundimtare. Nerëzit janë në gadishmëri po ju presim.. jeni të parët që ai komision do të trajtojë me precedentë.. Çështja e statusit merr zgjidhje. Vetëm ngarkoni disa persona. Kompania ARMO ka falimentuar, nuk ekziston si kompani. Eshtë e zhytur në borxhe. Ne kemi nisur procedurat tona ligjore për të rikuperuar çdo lloj aseti që është rikuperuar. Kam autorizuar që të sekuestrohen asetet për borxhet. ARMO iku bashkë me Rezart Taçin. Ju e dini mirë. Po gjejmë zgjidhje brenda hapësirave shtetërore, sepse ajo nuk është ndërmarrje shtetërore. Do përpiqemi që të gjejmë investitor që të marrë përsipër brenda kuadrit ligjor.”, deklaroi Gjiknuri
ERTV Live? : INTERPELANCË E NAFTËTARËVE TË BALLSHIT ME QEVERINË – Zhvillohet interpelanca e parë me qeverinë në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit. Përmes adresës online shqiperiaqeduam.al një grup naftëtarësh të Ballshit, kanë thirrur në interpelancë Kryeministrin dhe dy ministra. Interpelanca zhvillohet sipas modelit të interpelancës parlamentare. Çdo grup interesi e komunitet, që ka një çështje konkrete me interes publik për të ngritur përpara qeverisë dhe kërkuar llogari nga qeveria, mund të regjistrojë kërkesën për interpelancë me ministrin përkatës apo kryeministrin, në platformën shqiperiaqeduam.al Bëhuni pjesë aktive e bashkëqeverisjes së Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm, duke u regjistruar në www.shqiperiaqeduam.al – Kërkesat, Ankesat, Nismat, Sugjerimet, Shprehjet e Interesit për Kontribut, Interpelancat Tuaja, janë detyrime të Qeverisë Shqiptare ndaj Jush. Për #ShqipërinëqëDuam????
Gepostet von Edi Rama am Montag, 22. Januar 2018