Një episod dramatik është regjistruar në ndeshjen e Premier League-s angleze mes Evertonit dhe Uest Bromuiçit ku një lojtar ka thyer këmbën. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin e Everton James McCarthy, i cili u godit aksidentalisht nga Rondon i WBA.
Askush nuk dëshiron ta shohë një lojtar futbolli duke u larguar jashtë fushës me barelë, aq më pak kur të jesh vetë i përfshirë në shkaktimin e një lëndimi të tillë.
Sulmuesi i West Bromit, Salomon Rondon, ka shpërthyer në lot kur aksidentalisht ia theu këmbën në dy vende James McCarthyt të Evertonit.
Teksa McCarthy po bartej jashtë fushës me barelë, Rondon nuk u përmbajt dhe qau edhe pse nuk ishte faji i tij për lëndimin e rende të McCarthy.
Më poshtë mund ta shihni videon e kësaj ngjarjeje. /a.m.