Moti i keq me reshje dëbore dhe shiu ka krijuar vështirësi të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore në Shqipëri.
Policia Rrugore në të gjithë vendin është angazhuar në terren për të orientuar drejtuesit e automjeteve në akset problematike, ku në disa segmente ka pasur edhe rënie gurësh dhe inertesh, si dhe prezencë të dëborës, sic janë fotot e mëposhtme në Rrugën e Kombit..
Në rrugën e Kombit ka prezencë të dëborës dhe në Kalanë e Dodës në Dibër.
Ndërsa në Elbasan – Përrenjas ka probleme nga reshjet e shiut. Po ashtu në rrugën e vjetër Lezhë-Mirditë, në Gramsh e Burrel.
“Drejtoria e Policisë Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.
Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.
Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.
/a.m.