Vijojnë punimet për ndërtimin e ‘Arenës Kombëtare” në kryeqytet, ndërsa përveç kullës edhe stadiumi ka marrë formë, teksa duhen edhe 6 muaj nga përfundimi i punimeve, të paktën sipas afatit të vendosur.
Aktualisht po ndërtohen shkallët e tribunave, por edhe pjesa e mbulesës së plotë. Kanë përfunduar thuajse punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri. Pas përfundimit të montimit të mbulesës së impiantit të ri, atëherë do të nisin punimet edhe për fushën. ‘Arena Kombëtare’ është investimi më i madh i FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe qeverinë shqiptare pas stadiumit të Shkodrës dhe Elbasanit.