Reshjet intensive të shiut kanë vazhduar gjatë 24 orëve të fundit duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Ndërkohë sipas Institutit të Gjeoshkencave sot do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre. Emergjencat Civile janë në gatishmëri nëse do të ketë përmbytje në zonat që nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar kishte probleme.
PARASHIKIMI I METEOALB
Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Priten edhe reshje në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500m mbi nivelin e detit.
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.
Sot (e shtunë, dt.20) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.