Presidenti i Serbisë viziton sot Kosovën. Mësohet se Vuçiç do të shkojë sot në Mitrovicën e Veriut, duke marrë shkas nga vrasja e liderit serb, Oliver Ivanoviç. Siç raportojnë mediat kosovare mësohet se Vuçiç rreth orës 10:30 do të vizitojë manastirin Banjska, ndërsa në orën 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se më pas presidenti serb rreth orës 17:00 të pasdites do të ketë takime me qytetarë në Llapnasellë. Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra pak ditë më parë në veri të Mitrovicës para zyrës së tij, ndërsa vrasësit dhe motivet e krimit ende nuk dihen.