Një grua shqiptare, 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur sot pasdite në Trevi. Nga raportimet e mediave lokale italiane, mësohet se gruaja që udhëtonte më një “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit. Makina e ka përfunduar rrugën kur është përplasur me një pemë. Për fat në atë kohë një mjet i urgjencës shëndetësore ka kaluar në të njëjtën rrugë, dhe ka njoftuar njësinë qendrore, e cila ka mbërritur menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë gruas. Ishte Simone Marinelli, punonjës i urgjencës që e nxori gruan nga makina që ishte shkatërruar nga përplasja me pemën. Siç raportohet, gruaja ka pësuar frakturë të legenit.