31 vjeçari Klajdi Gjeçi, i arrestuar një ditë më parë për vendosjen e një sasie tritoli në makinën e një biznesmeni në zonën e Liqenit të Thatë, nuk ka pranuar që të ketë gisht në ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.
Klajd Gjeçi ka qepur gojën para oficerëve të policies, duke mos pranuar që të japë asnjë dëshmi në lidhje me akuzën e bërë për vendosjen e një sasie tritoli në makinën e biznesmenit Ndue Rajta, në nëntor të vitit të kaluar në zonën e Liqenit të thatë në kryeqytet. 31 vjeçari ka mohuar të jetë autor i ngjarjes së rëndë për të cilën është i dyshuar kryesor.
Por grupi hetimor beson se është në pistën e duhur. Sipas tij shkak për vendosjen e tritolit që tronditi zonën periferike në 17 nëntorin e kaluar dyshohet të jetë një konflikt mes biznesmenit Ndue Rajta dhe të atit të Klajdi Gjeçit, i cili ka në pronësi disa magazina. Më herët Rajta ka punuar në këto magazina. Konflikti mes tyre nisi kur nga bilanci mungonin mallra me vlera tË mëdha parash. Për këtë u akuzua Rajta. Klajdi Gjeçi i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje, por ai nuk ka pranuar kërkesën e Gjeçajve, duke mohuar të ketë lidhje me humbjen.
Arrestimi i Klajdi Gjeçit u bë e ditur të enjtën jo vetëm si I dyshuari kryesor për i shkatërrimit të makinës së Ndue Rajtës me lëndë eksplozive por edhe për vjedhje të kryer në bashkëpunim. 31 vjeçari ka qenë më parë i ndaluar i dënuar për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i arrestuar në 2012 dhe më pas në 2015. Klajdi Gjeçi mësohet se në dhjetor të 2015 është marrë peng nga tre persona në afërsi të Farmacisë 10 në kryeqytet. Gjeçi konsiderohet nga policia e kryeqytetit si një ndër miqtë e Emiljano Shullazit./abcnews.al/a.m.