Një doganier në doganën e Kukësit dhe një efektiv policie janë arrestuar ditën e sotme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, në P.K.K Qafë Prush, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Agim Malaj 47 vjeç,, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit me targë AA 820 DY, të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të u bë shërbimit. Arrestimi për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Asim Çuni, 48 vjeç, banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, Neni 175 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarine doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal
a.ç