Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT fëmijët që kanë nevojë për shërbim shëndetësor.
Për të lehtësuar fluksin e kësaj periudhe kur kulmon gripi stinor, ministrja Manastirliu lajmëroi qytetarët se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 4 qendra 24 orëshe në Tiranë për përballimin e urgjencave pediatrie.
Konkretisht Qendra Shëndetësore nr 6 Kombinat, nr 7 Laprakë, nr 8 pranë ish-bllokut dhe nr. 10 pranë Oxhakut
a.ç