Papa Françesku është qëlluar me një objekt që duket të ketë qenë peshqir apo diçka e ngjashme, gjatë parakalimit nëpër turmën e besimtarëve në Santiago të Kilit, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.
81 vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe ka reaguar pa panik ndaj gjësendit që erdhi drejt tij pas hedhjes nga ndonjë pjesëtar i turmës që nuk dihet çfarë qëllimi kishte.
Papa megjithatë mbajti buzëqeshjen e zakonshme në fytyrë dhe rrugëtimi vazhdoi pa u ndalur. Kujtojmë që ditë më parë Papa kishte pësuar lëndime të lehta në fytyrë pasi ishte rrëzuar.
Vizita e tij në shtetet e Amerikës Jugore vlerësohet si një prej vizitave më me rëndësi për udhëheqësin e kishës katolike. (b.an)