Vetura ‘Opel Astra’ që u gjet e gjysmë e djegur, pak kilometra larg vendit ku u vra Oliver Ivanoviq, është në pronësi të një serbi me shtetësi të Austrisë, që rezulton i vdekur.
‘Vecernje Novosti’, ka raportuar se automjeti të cilin autoritetet kosovare kanë konfirmuar se janë duke e ekzaminuar, që dyshohet se u përdor nga vrasësi i ish-deputeti serb të Kuvendit të Kosovës është e regjistruar në pronësi të një personi që nuk jeton më.
Sipas këtij mediumi serb, pronari i saj që ka vdekur (70 vjeç), është një shtetas Austriak me prejardhje serbe, shkruan Gazeta Express.
a.ç