Ronaldinjo në verën e ardhshme do t’i varë këpucët në gozhdë edhe zyrtarisht, pasi prej 2015 ai nuk është aktivizuar me asnjë skuadër. Për tërheqjen e legjendës braziliane kanë reaguar edhe emra shumë të njohur të futbollit, ndër të cilët së fundmi edhe Neymar. Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit në një postim në rrjetet sociale ka shkruar:
“Çfarë nderi të jem pjesë e historisë tënde. Do ta kujtoj gjithmonë gëzimin tënd në fushë. Ju keni lënë një trashëgimi e cila është e vështirë të arrihet në artin e futbollit. Faleminderit për gjithçka ke bërë për të apasionuarit e futbollit.”