Mbedhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është përfshirë nga debate për çështjen e kryeprokurores, drejtësisëe dhe lëvizjeve të fundit që po ndodhin në organin e akuzës në vend.
Kreu i komisionit, deputeti i PS-së, Erjon Brace, ka deklaruar se reforma në drejtësi është njëceshtje me interes shumë të madh për gjithë shqiptarët që presin drejtësi.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kapje të drejtësisë, e prokurorisë nga Rama, Braçe ka leshuar akuza ndaj prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina, së fundi, shkarkuar nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.
“Në dijeninë time ai prokuror nxorri policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i nxorri në tentative vetëmbrojtje”– tha Braçe, duke u deklaruar edhe për rastin e Durrësit.
Pas tij, replikoi demokratja Jorida Tabaku, duke theksuar se me lëvizjet që po bëhen po synohet mbyllja e dosjeve të rëndësishme, si në rastin e Tahirit.
Prokurori Dritan Gina u shkarkua nga Prokuror i Elbasanit me firmë të Arta Markut, vendim të cilin ai e refuzoi, ndërsa paditi kryeprokuroren në Gjykatë. Pavarësisht kësaj, Dritan Gina, bashkëshort i Rovena Gashit, ish-drejtore e njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është larguar nga detyra e prokurorit dhe në vend të tij, Drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan caktohet prokurori Ardian Nezha.
a.ç