Një sasi lëndë eksplozive i është vendosur në orët e vona të mbrëmjes së shkuar një automjeti tip ‘Land Rover’.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pishat” në Fushë Bulqizë, ndërsa policia thekson se mjeti ishte në pronësi të shtetasit A.Sh, 41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
“Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme të vogla materiale të mjetit, në pjesën e parme të tij. Sipas deklarimeve të shtetasit A.Sh, ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike. Pritet të vijnë ekspertët xhenier për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse“, sqaron policia.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
a.ç