Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi. Kasemi do të gjykohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Vrasja e 39-vjeçares Fides Hafizi e cila punonte si gjyqtare në Shkodër ndodhi vitin e kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë. 53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish gruan e tij e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.
ma.me