Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për Zjarr TV përballë ismet Drishtit. Ai u pyet për ndonjë lidhje të mundshme intime në Holandë.
“A ka ngel naj Keti në Holandë”, e pyeti Drishti atë
“Unë studimet i kam lënë pas. Prej vitit 2004 jam i martuar, kam edhe dy vajza dhe Keti im quhet Aurela”, tha Basha.
Drishti: A ka naj Keti në Holandë
Basha: Ça është Keti?
Drishti: Një këngë për Holandën
Basha: Ah, kënga, po se di këngën ma sqaro
Drishti: Një këngë shqiptare për Holandën. Atje në Holandë në vendin e ullinjve, jetonte Keti një vajzë shumë e bukur me sy të zeza, e cila dashuronte më të bukurin marinar. A ka ngel naj Keti në Holandë?
Basha: Unë studimet i kam lënë pas. Prej vitit 2004 jam i martuar, kam edhe dy vajza dhe Keti im quhet Aurela.
“S’kam qenë kurrë shtetas hollandez, asnjëherës’kam patur nënshtetësi tjetër përveç asaj shqiptare, as hollandeze, as amerikane, as agjent i CIA-s siç më thanë në 2011-ën gjatë fushatës për bashkinë. Qëllimi im dhe frymëzimi im është diçka tjetër, që si kryeministër i Shqipërisë shqiptarët ta ndjejnë veten pjesë të BE.”, tha Basha më tej, por “harroi” të permende se gruaja dhe vajzat e tij kane nenshtetesi holandeze, pasi lane nenshtetesine shqiptare.