Dy ditë pas ngjarjes tronditëse të Shkodrës, një tjetër ngjarje me tritol regjistrohet në vend, këtë herë në qytetin e Fushë-Krujës.
Një dyqani në këtë qytet i është vendosur një sasi tritoli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjn “Kastriot”. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur të lënduar por dëme të shumta materiale.
Sipas policisë dyqani ku tregtoheshin detergjentë është në pronësi të shtetasit me inicialet E.Xh. Banorët e zonës njoftuan policia pas shpërthimit të fuqishëm. Raportohet se të njëjtit dyqan iu vendos eksploziv edhe para dy muajsh.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e dyqanit por nuk ka siugurar të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e autorëve. Policia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm apo për shkak të konkurencës në biznes./a.m.