Dimri i këtij viti fillon realisht javën e ardhshme. Meteoalb ka parashikuar një keqësim të kohës por edhe shumë reshje dëbore.
Pra, harrojini ditët me diell dhe temperaturat e larta në këto ditë janari, pasi javën e ardhshme pritet të mbërrijë dimri i vërtetë me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.
Sipas Meteoalb nga data 20 deri në datën 26 janar na presin ditë të vërteta dimri.
Reshjet e shiut do të nisin që mbrëmjen e sotme në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshjet e dëborës do jenë prezente në lartësitë 700 -800 m nga niveli i detit.
Fundjava e javës së ardhshme pritet të ketë shtim të reshjeve të dëborës të cilat nuk përjashtojnë as kryeqytetin.