Një 26-vjeçar, azilkërkues afgan në Gjermani, në qytetin port të Kielit plagosi me thikë një azilkërkues shqiptar 20-vjeçar.
Gjyqi për plagosje të rëndë dhe mbajtje arme të ftohtë pa leje mori një kthesë të papritur, kur i pandehuri afgan, i këshilluar nga avokati i vet deklaroi se plagosjen me thikë e kishte kryer në kushtet e vetë mbrojtjes dhe njëkohësisht të tronditjes së thellë psikike. Sipas të pandehurit afgan viktima, 20-vjeçari shqiptar i kishte futur duart dhe ishte përpjekur ta përdhunonte.
Afgani për shkak edhe të besimit të tij fetar, homoseksualizmin e konsideronte si një sulm fizik ndaj personit të tij, prandaj për t’u vetë mbrojtur dhe shumë i tronditur psiqikisht e ka goditur shqiptarin me thikë.
Gjykatë sit gjermanë vendosën shtyrjen e gjyqit dhe thirrjen si dëshmitarë në gjyq të 2 punonjësve socialë , të punësuar në vendstrehimin e të dy azilkërkuesve si edhe të së dashurës gjermane (femër) të azilkërkuesit shqiptar.
Këto dëshmitarë do të merren në pyetje për të sqaruar trupin gjykues, nëse shqiptari i plagosur është homoseksual, apo azilkërkuesi gjerman gënjen, me qëllim që të lehtësojë pozitën e vet para ligjit për akuzat, që i bëhen. (Lajmi.net)