Muhamed Useini ka qëlluar një nga blerjet më të mira të trajnerit Duro në drejtimin e Flamurtarin. Useini u afrua nga ekipi shqiptar i Maqedonisë, Renova, dhe u ambientua shpejt te vlonjatët duke zënë vend në formacionin bazë.
Mesfushori ka folur për një media maqedonase, ndërkohë që ndodhet me Flamurtarin në Antalia. Ai ka bërë një deklaratë të bujshme duke thënë që Flamurtari do të ishte në tre vendet e para, po të konkurronte në kampionatin maqedonas.
“Kemi super skuadër, besoj që me këtë ekip do ishim lartë në Maqedoni, e sigurt që do të ishim në tre vendet e para, së bashku me Shkëndijën dhe Vardarin”, u shpreh ai për “InfoSport.mk”