James beson se fajtori kryesor për formën e dobët të Realit është Zinedine Zidane, sipas Don Balon. Ylli i Bayern Munich, James Rodriguez, besohet t’i ketë thënë Cristiano Ronaldos se Real Madridi do të ishte më i mirë pa Zinedine Zidanin.
Los Blancos pësuan humbjen e katërt këtë sezon në La Liga dhe të tretën në “Santiago Bernabeu”, pasi u mposhtën të shtunën nga Villarreali 0:1. Kjo humbje e ka lënë Realin 16 pikë prapa Barcelonës, diferencë kjo që mund të shkojë në 19, nëse sonte Barcelona fiton kundër Real Sociedadit. Për krizën që e ka kapluar Realin gishti drejtohet kah Cristiano Ronaldo, që po kalon nëpër një formë shumë të dobët dhe trajneri Zinedine Zidane, që nuk po bënë ndryshime pavarësisht formës së keqe.
Sipas asaj që raporton Don Balon, pas humbjes me Villarreal, James Rodriguez, që për disa vite e ka bartur fanellën e Realit dhe u largua gjatë verës në formë huazimi te Bayern Munich pasi nuk pëlqehej nga Zidane, e ka telefonuar Cristiano Ronaldon. James besohet t’i ketë thënë portugezit se ai dhe Reali do të ishin në një pozitë më të mirë nëse do të shkarkohej Zinedine Zidane.
Trajneri francez po kritikohet më së shumti për këtë formë të mirë. Pavarësisht rezultateve jo të mira, Zidane nuk po reagon në zëvendësime ose ndryshime në formacion, pasi gjithnjë po luan me lojtarët dhe skemën e njëjtë. Përveç kësaj, kritika ka marrë edhe për merkaton që zhvilloi gjatë verës.
Reali gjatë verës humbi lojtarë të mëdhenj dhe me përvojë si Pepe, James Rodrguez, Danilo, Morata e Coentrao, të cilët i zëvendësoi me lojtarë të rinj ose të akademisë. Titulli tashmë mund të quhet i humbur dhe synimi i Realit do të jetë pozita e katërt, që i rrezikohet nga klube si Villarreali e Sevilla, përgatiti “Gazeta Express”.