Kreu i FRPD, Belind Këlliçi me anë të një statusi në profilin e tij në Facebok, ka reaguar pas ceremonisë për 26 vjetorin e themelimit të FRESSH.
Këlliçi shkruan se sot Edi Rama mbajti një nga ato fjalimet e tij patetike, ku foli për gjithçka dhe për asgjë, ndërsa sipas tij rinia po ikën nga sytë këmbët. Kreu i FRPD po ashtu u ka bërë thirrje të rinjve socialistë që të marrin pjesë në protestën e opozitës që do të zhvillohet në datën 27 janar.
Te nderuar te rinj te FRESSH, partite i kemi vec, por Shqiperine e kemi bashke. Duke ju uruar per pervjetorin e organizates tuaj rinore, ju ftoj te bashkohemi me 27 janar ne proteste, per Shqiperine qe duam e meritojme, ku vleresohen vlerat dhe jo antivlerat, per nje drejtesi te vertete, per pune dhe mirqenie.