Moza Demiri, ish-mexosoprano e Operas ka reaguar ashper per dekorimin e artistit te ndjere Rexhep Celiku, te cilit pak dite para se te ndahej nga jeta, iu dha titulli “Nderi i Kombit”.
“Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…”, shkruan ish-mexosopranoja. REAGIMI I PLOTE:
“Flisni o artist, Mos e poshtroni kolegun tuaj…do j’u vije rradha edhe ju…Nga keta mund te presesh gjithcka.
Banditizmi, djallzia, pabesia…. arrine deri ne shtratin e…..!
Banditet edhe vleresimin e nje artisti te madh e bejne banditçe…Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…Nuk dua te shkruaj gjate per horrat e djallzuar qe kane ne dore njerezit me vlera te verteta, ajo eshte bere tashme e zakonshme…harxhojne gjithcka duke u kujdesur per antivleren dhe nuk kane lene kriminel pa bere nderi i kombit, madje i nderojne ata duke ju bere salltanete festimesh neper salla lluksi akoma atyre qe nuk j’u ka munguar kurre privilegji, si ne komunizem edhe sot, jane me fare e fis ne krye te artit qe vendosin akoma fatin e te tjereve…. ….nder kohe vlerave te kombit j’u jepet titulli i meshires dy dite para se te vdesin.
Turpi i tyre eshte kthyer tashme ne suksese dhe mund te pritet gjithcka e kobshme./Tema/