Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë✌
Së bashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm”, shkruan kryeministri Rama.
Nga Rrësheni ku prezantoi platformën e qeverisjes së përbashkët, kryeministri Edi Rama u shpreh se me shumw se 1400 qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre përmes kësaj platforme.
Po të bëjmë modernizimin e sistemit të hipotekës, ky institucion do ta ketë të pastër bazën e të dhënave dhe duhet të dimë se kush e pengon qytetarin në hipotekë.
“Nga puna nuk të heq thjesht ministri apo drejtori , por edhe qytetari që ankohet, ka thënë Kryeministri Rama, Duhet të marrim iniciativën për tu ankuar, ankesat nuk shkojnë tek hipotekat, por drejtpërdrejtë te ministri i drejtësinë. Çdo ministër i ndjek shumë mirë ankimimet e qytetarëve dhe për këtë jam krenarë.
“Kush është përgjegjës për pengimin e legalizimeve do të hiqet nga puna edhe në qoftë se është socialisti më i flaktë. Këto nisma nuk janë thjeshtë për të treguar investimet, por ka një grup njerëzish që e mirëmbajnë rrjetin dhe i japim një vlerë të shtuar këtij investimi”, u shpreh Rama.
Nisma e para një jave ku kishin prej kohësh shqetësimin e marrë nga prindërit, nxënësit, të çantave të rënda të shkollës. E propozuan mësuesit nëpërmjet platformës dhe u zgjidh të ketë gjashtë orë por tre lëndë që mos të rëndohet çanta, u zgjidh dhe me një shkurt do zbatohet në të gjitha shkollat e vendit.
Kryeministri Rama sqaron se “në platformë duhet të regjistrohemi me emër dhe mbiemër të vërtetë për tu ankuar e cila shkon drejt e në qeveri ku verifikohet 1411 njerëz kanë zgjidhur problemin në platformë deri më tani“.
“Një aspekt tjetër është nevoja për të shkuar në zyrat shtetërore për të marrë ndonjë dokument. Kemi bërë një proces për reduktimin në 60 % të dokumenteve që tërhiqen në zyra për t’i ardhur në ndihmë qytetarit”.