Alfred Lela ka bërë një libër për ligjërimin politik të Sali Berishës, në vitet 90-92.
“Ajo që mund të dallosh te Berisha pa pikë dyshimi është se ai ishte, duke e krahasuar me ligjërimin dhe me kontekstin e kohës si histori, por edhe si retorikë politike, para kohës së vet.
Unë besoj se kjo e ka ndihmuar zotin Berisha të shkëputet prej të tjerëve, të marrë edhe drejtimin e Partisë Demokratike, domethënë të identifikohet si lideri dhe të mos ishte më ‘primus inter pares’, i pari mes të barabartëve, siç nisi apo siç u duk se nisi në dhjetorin e ’90-s”, thotë Lela.
Titulli i librit është “Ut Heri Dicebamus”.