Një 50-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik në Itali.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro të Bolonjës rreth orës 6:45. Po ashtu, mësohet se mjeti që aksidentoi për vdekje shqiptaren, identiteti i të cilës nuk dihet, drejtohej nga një italiane që banonte në Bolonja.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth aksidentit./a.m.