Qeveria e cila po zhvillon mbledhje në Lezhë është pritur me protesta në këtë qytet. Jashtë godinës ku zhvillohet mbledhja e qeverisë janë grumbulluar disa banorë të Torovicës.
Ata kanë protestuar për gjendjen e rëndë të rrugës së fshatit të tyre. Me banorët ka biseduar deputetja e qarkut Lezhë Lindita Nikolla.
Ajo u ka premtuar banorëve se do shikohet projekti për rikosntruksionin e rrugës së Torovicës./a.m.