Victor Ponta, ish kryeministër i Rumanisë ka marrë shtetësinë e Serbisë, transmeton Koha.net.
Ponta aktualisht është kryetar i Këshillit për çështje europiane në Parlamentin e Rumanisë. Në mesin e viti të shkuar, siç njofton “Blic” i Beogradit, Ponta kishte qëndruar në kryeqytetin serb dhe atëherë kishte porositur se Rumania do të vazhdojë të përkrahë proceset eurointegruese të Serbisë .
Në vitin 2016 Ponta kishte thënë se “Serbia është gjithmonë miku më i mirë i Rumanisë”. Ponta ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në fund të vitit 2015 pas protestave masive që shpërthyen për shkak të zjarrit në një në lokal nate ku vdiqën 64 persona.
Rumania nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)