Dardan Berisha është duke shkëlqyer me skuadrën e tij të re CEZ Nymburk nga Çekia dhe ka fituar vend në formacionin më të mirë të xhiros së 10-të në Ligën e Kampionëve.
Berisha pati paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen e fundit kundër skuadrës Telekom Baskets Bonn, ku e përfundoi ndeshjen me 24 pikë të shënuara, 6 asistime, 5 kërcime dhe një vjedhje të topit, raporton Sporti në KTV.
Në fund, skuadra e ish-basketbollistit të Sigal Prishtinës triumfoi me shifrat 106:98 dhe tani shkon në shtatë fitore krahas tri humbjeve, për t’iu afruar edhe më shumë një vendi që e dërgon në 16 skuadrat më të mira të garës. (b.an)