Një minë e Luftës së Dytë Botërore është kapur sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Kanë qenë rrjetat e një peshkarexhe, që kanë nxjerrë nga deti minën luftarake. Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.
Fatmirësisht, mina nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ ka bërë apel për ndihmë. ai ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.