“Gjithçka është më shumë se një garë, është stil”- u shpreh ministrja Kumbaro në mes të sportistëve të aeronautikës shqiptare. Federata Shqiptare e Aeronautikës nderoi dje pasdite në një mbrëmje Gala, Xhonatan Islamin me titulli “Sportisti i Vitit 2017”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
“Sporti dhe Arti kanë shumë të përbashkëta. Qëllimi më i rëndësishëm është arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm. Të dyja orientohen nga qëllimi për sukses Artisti dhe sportisti kanë si synim për të fituar Garën, garën skenike, ose garën sportive”- u shpreh në fjalën e saj Ministrja Mirela Kumbaro .
Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit, Rinise dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolli, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Z. Viron Bezhani, Presidenti i FSHAir, Z. Renis Tershana, Drejtori i Autoriteti i Aviacionit Civil , Z. Krislen Keri, etj.