Studentët e Mjekësisë kanë organizuar një protestë pas vendimit për heqjen e sezonit të provimeve para diplomimit.
Rreth 200-300 studentë janë grumbulluar te Fakulteti dhe kanë bllokuar hyrjen.
Ata thonë se u rrezikohet diplomimi. Po ashtu, sipas studentëve, me heqjen e sezonit të provimeve, ata detyrohen edhe njëherë të paguajnë tarifën vjetore, edhe pse e kanë shlyer atë./a.m.