Policia e Lezhën ka vendosur në pranga një 42- vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Migracion të paligjshëm” dhe “Vjedhje”.
Burime zyrtare në Policinë e Lezhës bëjnë me dije se 42- vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj, është Danjel (Artan) Lleshi, i cili është banues në Kurbin.
Sipas po të njëjtave burime, arrestimi i Lleshit është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe ishte në kërkim për tre vepra penale.
Njoftimi i policisë
Policia Lezhë arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në shtetin Italian !
Më datë 10.01.2018 nga shërbimet e Sektorit të Trafiqeve në D.V.P.Lezhë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :
-Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
a.ç