Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Milano për një vizitë në konsullatën shqiptare. Në fund të takimit, që sipas fotove duket se po bëhet në kuadër të promovimit të ambienteve të reja të kësaj konsullate, ministri Bushati gjeti rastin të sigurojë qytetarët se tashmë ka ikur koha kur duhej të paguanin për të marrë një shërbim.
“Konsullata në Milano është tanimë një histori suksesi. Për të gjithë ata që ende nuk e kanë harruar të shkuarën e hidhur me radhë pa fund e trajtim plaçkitës të bashkëatdhetarëve tanë, sot ndjehem i lumtur me ndryshimin radikal jo vetëm në cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit por edhe në ambientet e reja të konsullatës. Projekti ynë është ambicioz dhe ne po punojmë fort që shtepinë e Shqiptarëve, kudo kemi bashkeatdhetare ta kemi sa më dinjitoze. #punavazhdon”, shprehet Bushati në një status në fb. Konsullata e republikës së Shqiperisë në Milano është një nga katër konsullatat ku shqiperia dhe kosova kanë bashkëpunim në ofrimin e ambienteve të perbashketa. Prej një viti MEPJ ka nisur aplikimin e platformës për shërbime konsullore onlinë dhe shtetasit marrin afro 36 shërbime përmes internetit.