Ndalohen 2 inspektorë tatimorë për korrupsion, dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, ndaluan shtetasit:
– F. Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier;
– A.T, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.
Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal./a.m.