Publikohet raporti i Shërbimit Gjeologjik mbi gjendjen e krijuar në lagjen “Punëtore” në Gjirokastër, ku një pallat pesëkatësh dhe një vilë rrezikojnë shembjen për shkak të rrëshqitjeve të tokës.
Sipas raportit, duhet të merren masa emergjente dhe banorët duhet të largohen nga objektet e rrezikuara, pasi ka rrezik për rrëshqitje të tjera.
Gjithashtu në raportin e Shërbimit Gjeologjik thuhet se banorët duhet të sistemohen në ambientet e sigurta dhe të bëhet monitorimi i rrëshqitjeve.
“Të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i rrëshqitjes të tokës. Ky shpat mbetet rrezik për objektet dhe jetën e banorëve . Nuk duhet të lejohen ndërhyrjet artificiale në gjithë shpatin pa studime gjeologo-inxhinierike”- thuhet ndër të tjera në raportin e ekspertëve te Shërbimit Gjeologjik, siguruar nga “BalkanWeb”.
(d.d/BalkanWeb)