1793- Francezi Jean Pierre Blanchard kreu fluturimin e tij të parë me balon mbi Amerikën e Veriut.
1873-Vdiq Sharl Lui Napoleon III, nipi i Napoleon Bonapartit, President i Francës nga 1848 në 1852, e perandor deri në 1870. Gjatë mbretërimit të tij, Franca pushtua Nisën dhe Savojën dhe filloi pushtimin kolonial të Indokinës. Ai filloi një luftë kundër Prusisë, por u kap më 1 tetor 1870 në Betejën e Sedan dhe rrëzua nga froni. Pas përfundimit të paqes me Prusinë në vitin 1871 emigroi në Angli dhe vdiq.
1878-Vdiq në vitin 1878 Vittorio Emanuele II, sundimtari i parë i një Italie të bashkuar, i konsideruar si “Padre della Patria”, i cili me ardhjen në fron në vitin 1861 shpalli monarkinë parlamentare.
1908- Lindi shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir, autore e romaneve, dramave dhe eseve filozofike. Ishte bashkëjetuesja e filozofit Jean-Paul Sartre.
1913 Lindi Richard Nixon, i vetmi president amerikan që dha dorëheqjen nën kërcënimin e shkarkimit. President i Shteteve të Bashkuara u bë në vitin 1969, u rizgjodh në vitin 1972, dhe në vitin 1974 ka dalë në pension për shkak të kundërshtimit të përgjimit në skandalin “Watergate”. Ai normalizoi marrëdhëniet me Kinën në vitin 1972. (b.an)