Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një person ka kanosur me sopatë nënën e tij. Fatmirësisht u shmang trgjedia dhe personi në fjalë u arrestua në flagrancë nga policia
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mondeli Kuqja, 22 vjeç banues në fshatin Mlizë Njësia Administrative Shushicë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me sopatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2/4 i Kodit Penal./a.m.